Mireseerdhet ne faqen e pyetesorit të projektit “Rrjeti Rinor për pjesëmarrje aktive në jetën Lokale dhe Rajonale”

2019,  Albania

Në kuadër të projektit “Rrjeti Rinor për pjesëmarrje aktive në jetën Lokale dhe Rajonale”, i cili ka per synim të zhvillojë kapacitete advokuese dhe lidership me qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën lokale dhe rajonale,  po zhvillohet ky proces vlerësimi. 

Informacioni i mbledhur do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë situaten dhe nevojën e të rinjve në keto rajone. I gjithë informacioni që ju do të ndani me ne, do të jetë i rëndësishëm për të kuptuar se në cilin nivel jemi në lidhje me aktivizimin dhe pjesemarrjen e te rinjve ne vendimmarje.  

Ky informacion i mbledhur, do të hidhet në një bazë të dhënash (data bazë) për qëllime të analizës statistikore. Në këtë mënyrë garantohet konfidencialiteti i përgjigjeve që praktikisht janë anonime dhe përdoren vetëm për përpunimin e tyre me metoda statistikore. 

Theksojmë se nuk ka përgjigje të sakta apo përgjigje të gabuara, por vetëm pyetje që synojnë të pasqyrojnë situatën aktuale. Lutemi, jepni informacionin e kërkuar në mënyrë sa më të sinqertë. Ne jemi të interesuar për mendimin tuaj. Pyetësori plotësohet individualisht.

Show More Comments
We use cookies to deliver services on our site. If you continue to use our services, we assume that you are willing to receive the cookies on this site.
AGREE